Lidhje


Borë në pranverë/Dëbora mbulon Pukën, Thethin, Vërmoshin dhe veri-lidjen e vendit

Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora. Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet. Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.

 

Gjithë veriu veri lindja e Shqiërisë sot janë gëdhirë të mbuluar nga dëbora e pazakontë e kësaj fillim pranvere. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në zonat malore të verilindjes. Bora ka rënë deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit duke përfshirë thuajse gjithë bashkine e Dibrës. Po ashtu bora ka zbardhur edhe Bulqizën.

 

Më të dukshme reshjet kanë qenë në anën indore ku në fshatrat që kufizohen me Maqedoninë e Veriut sasia e dëborës ka qenë shumë më e madhe.

XS
SM
MD
LG