Lidhje


Pakistani paralajmëron për rritjen e ndjenjës anti-muslimane në Indi

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara (OKB), Munir Akram tha se rritja e ndjenjës anti-muslimane (Islamofobi) në Indi është shqetësuese, transmeton Anadolu. Akram foli në seancën me titull "Kultura e paqes" që u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Ai theksoi se në kuadër të ideologjisë "Hindutva", urrejtja, presioni dhe dhuna është rritur dhe është bërë sistematike për rreth 200 milionë muslimanë dhe pakicat e tjera që jetojnë në Indi që nga viti 2014 kur në krye të detyrës erdhi qeveria e përbërë nga RSS (Organizata Vullnetare Indiane) e cila është e lidhur me Partinë Bharatiya Janata (BJP) e udhëhequr nga kryeministri indian Narendra Modi.

 

"Presioni ndaj muslimanëve dhe të krishterëve në Indi është bërë shumë i përhapur dhe sistematik", tha Akram.

 

Sipas tij, Ligji i Shtetësisë dhe lista kombëtare e regjistrimit u krijuan për t'u hequr muslimanëve shtetësinë dhe për t'i dëbuar ata ndërsa protestat kundër tyre u shtypën ashpër.

 

Akram tha se grupet ekstremiste hinduse kanë bërë thirrje për gjenocid kundër muslimanëve dhe se organizata e emërtuar "Genocide Watch" ka paralajmëruar për mundësinë e realizimit të gjenocidit si në Jammu Kashmirin nën pushtim ashtu edhe në të gjithë Indinë.

 

"Kryeministri Modi ka nxitur urrejtjen dhe dhunën duke i quajtur muslimanët 'spiunë'. Një nga qëllimet e fushatës Hindutva ishte shkatërrimi i trashëgimisë së pasur islame në Indi", potencoi Akram.

 

Përfaqësuesi pakistanez në OKB thotë se islamofobia në rritje në Indi është shqetësuese dhe tërhoqi vëmendjen se grupet hinduse po përpiqen të transformojnë xhamitë.

 

Pasi bëri të ditur se mijëra xhami dhe objekte fetare në Indi janë në rrezik, Akram: "I bëjmë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të zbatojë planin e veprimit për mbrojtjen e objekteve fetare"./Nga AA

 

XS
SM
MD
LG