80% e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë e Scholz, problemi kryesor emigrantët
Dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën në nivel të BE-së dhe rreth 79 për qind e tyre janë të pakënaqur me qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, sipas një sondazhi të Deutschlandtrend të publikuar sot. Shumica e kritikëve të BE-së janë mes votuesve të Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe partisë së re të krahut të majtë Saez Sara Ëagenknecht.
41 për qind e gjermanëve theksuan si problemin më të madh çështjen e imigrimit, azilit dhe integrimit të emigrantëve.
51 për qind e tyre mendojnë se zgjidhja e çështjes së migracionit do të ishin marrëveshjet me Egjiptin, Libanin dhe Tunizinë, sipas të cilave këto vende do të pengonin azilkërkuesit e mundshëm të udhëtonin në Evropë dhe në këmbim do të merrnin ndihmë financiare nga BE.
79 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me qeverinë, ndërsa socialdemokratët në pushtet gëzojnë mbështetjen e vetëm 15 për qind të qytetarëve (15 dhe 14 në nivel të BE-së), dhe partia e tretë e koalicionit, liberalët, 5 për qind në nivel të brendshëm ( 4 për qind në nivel evropian), që i vendos në kufirin e regjistrimit.
Demokristianët opozitarë kanë mbështetjen e 31 për qind të qytetarëve (30 për qind në zgjedhjet evropiane), transmeton Deutsche Welle./EN