Tensionohet mardhënia midis dy vendeve/Lideri i partisë së djathtë greke gris Marrëveshjen e Prespës: Maqedonia është Greqi
Lideri i partisë së djathtë nacionaliste “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos e grisi sot në parlament Marrëveshjen e Prespës dhe e cilësoi si fashiste VMRO-DPMNE-në, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Velopulos, siç njofton MIA nga Athina, në seancën e sotme të Kuvendit e ka grisur Marrëveshjen e Prespës, e cila në rend dite nuk e ka përfshirë politikën e jashtme greke.
“Nuk ka Maqedoni Veriore dhe Jugore, Maqedonia është një dhe ajo është Greqia dhe ju e thatë këtë në protesta. Tani po e quani Maqedoninë e Veriut. Problemi ynë nuk është presidenti maqedonas, problemi është mënyra se si ata e interpretojnë historinë e tyre. VMRO-ja është gjëja më e keqe që mund të zgjedhë një popull fashist dhe nazist…”, tha Velopulos.
Pastaj mori Marrëveshjen e Prespës dhe tha se nëse nuk mund ta grisë Qeveria, do ta grisë ai vetë.
Sipas njoftimeve, ai drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë greke, të cilës i bëri thirrje të sillte memorandume për bashkëpunimin me Shkupin./EN