Lidhje


Biden: I mbështes protestat paqësore kundër luftës në Gazë, zëri juaj do dëgjohet

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës Izrael-Hamas dhe se pamjet nga konlikti në Gazë janë dëshpëruese.

 
 
“Mbështes protestat paqësore”, u tha ai studentëve. Disa prej të diplomuarve kishin vënë shallin bardh e zi në shenjë solidariteti me çështjen palestineze. Zëri juaj duhet dëgjur dhe u jap fjalën se do e bëj”, tha Biden.

Ai tha ndër të tjera se në Gazë “po ndodh një krizë humanitare” dhe se kjo është arsyeja pse ai kishte bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar luftimet dhe për të liruar pengjet e marra nga Hamasi kur militantët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor.

 

 

Njoftimi i Kolegjit Morehouse se zoti Biden do të fliste në ceremoninë e diplomimit nxiti kundërshti mes fakultetit dhe përkrahësve palestinezë që nuk e mbështesin qëndrimin e Presidentit Biden lidhur me lufën.

 
 

Disa studentë të Kolegjit Morehouse shpërndanë në internet një letër ku kritikonin administratën për ftesën e zotit Biden dhe bënë thirrje që ftesa të anulohej.

 

 

Në letër pretendohej se qasja e zotit Biden ndaj Izraelit përbënte mbështetje për gjenocidin në Gazë dhe ishte në kundërshtim me parimet për paqe të shprehura nga ikona për mbrojtjen e të drejtave civile Martin Luther King Jr., i diplomuari më i njohur i Kolegjit Morehouse./EN

XS
SM
MD
LG