“Mizori monstruoze”, eksperti i OKB dënon sulmin e Izraeli në zonën e sigurt, Rafah
Monday, 27 May 2024 09:39
Balakrishnan Rajagopal, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e strehimit, ka bërë thirrje për veprim kundër Izraelit në vazhdën e sulmit të tij të fundit ndaj palestinezëve të zhvendosur në Rafah.
“Sulmimi i grave dhe fëmijëve ndërsa ata struken në strehimoret e tyre në Rafah është një mizori monstruoze. Ne kemi nevojë për veprim të përbashkët global për të ndaluar veprimet e Izraelit tani, “tha ai në një postim në X”.
Mbrëmjen e të dielës forcat izraelite sulmuan një kamp për personat e zhvendosur brenda vendit në një të ashtuquajtur “zonë të sigurt” në Rafah në Gazën jugore, duke vrarë të paktën 40 palestinezë. Shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Dhjetëra të tjerë u plagosën.
Ushtria izraelite pretendoi se sulmi në Rafah eliminoi zyrtarët e Hamasit që kishin planifikuar sulme në Bregun Perëndimor./EN