Lidhje


"Human Rights Watch": Izraeli përdori fosfor të bardhë në 17 zona të Libanit

Organizata "Human Rights Watch" (HRW) raportoi se Izraeli në sulmet e tij ndaj Libanit që nga tetori i vitit 2023 ka përdorur municione që përmbajnë fosfor të bardhë në 17 rajone, përfshirë 5 vendbanime, transmeton Anadolu.

 

Në raportin dhe deklaratën e publikuar në faqen e HRW-së thuhet se përdorimi i fosforit të bardhë nga Izraeli në Liban rrezikoi jetën e civilëve dhe shkaktoi zhvendosjen e tyre.

 

HRW, e cila ekzaminoi 47 imazhe të ndryshme nga jugu i Libanit dhe intervistoi 8 qytetarë libanezë, njoftoi se ata konfirmuan se municioni i fosforit i përdorur nga Izraeli ishte shpërthyer në të paktën 17 zona në rajonin kufitar të Libanit, 5 prej të cilave janë vendbanime me popullsi të dendur.

 

Raporti, i cili përfshinë deklaratën e Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, theksonte se 173 persona janë lënduar për shkak të përdorimit të fosforit të bardhë. Kryetari i Bashkisë Bustane, një prej këtyre rajoneve, emri i të cilit nuk u bë i ditur, tha se 2 persona në rajon u shtruan në spital pas municionit me fosfor të bardhë të përdorur më 15 tetor 2023.

 

Ramzi Kaiss, i cili punon si studiues në Departamentin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të HRW-së dhe shqyrton shkeljet e të drejtave të njeriut në Liban, tha: "Përdorimi i municioneve me fosfor të bardhë nga Izraeli që shpërthen në ajër në zonat e populluara dëmton civilët dhe shkakton zhvendosjen e civilëve nga shtëpitë e tyre".

 

Izraeli, i cili ka vazhduar sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka pasur përleshje gjithashtu me Hezbollahun libanez në kufirin verior.

 

Në këto përleshje u raportua se humbën jetën 325 anëtarë të Hezbollahut, 65 civilë libanezë, 19 të Lëvizjes Amal, 13 të Hamasit, 15 anëtarë të Xhihadit Islamik, 14 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë izraelitë./AA

XS
SM
MD
LG