Kritikoi Izraelin, mbyllet faqja e revistës në Universitetin Columbia në SHBA
Thursday, 06 June 2024 09:51
Redaktorët e revistës "Columbia Law Review" deklaruan se ata ishin nën presion nga Bordi i drejtorëve të revistës për të ndaluar botimin e artikullit të shkruar nga palestinezi, Rabea Eghbariah, një student doktorature në Fakultetin Juridik të Universitetit të Harvardit, në të cilin Izraeli u akuzua për kryerjen e gjenocidit në Gaza.
Pasi redaktorët publikuan artikullin, Bordi i drejtorëve, i përbërë nga anëtarë të fakultetit dhe të diplomuar të shkollës juridike të Universitetit të Columbia-s, bllokoi hyrjen në faqen e internetit të revistës. Në letrën e dërguar nga Bordi i drejtorëve për redaktorët e revistës dhe e ndarë me AP, thuhej se ata ishin të shqetësuar se artikulli me titull "Drejt Nakbas si koncept ligjor".
"Ne kemi pezulluar përkohësisht faqen e internetit të revistës që redaktorët të rishikojnë artikullin dhe që Rishikimi i Ligjit të vendosë se si të vazhdojë", thuhet në letër.
Sohum Pal, një nga redaktorët e revistës tha se Bordi mori vendimin për të mbyllur faqen e revistës për shkak të "shqetësimit të përmbajtjes" dhe se ideja se artikulli nuk kaloi në procesin e rishikimit ishte "gënjeshtër".
Eghbariah, autori i artikullit, deklaroi në mesazhin e tij mbi këtë temë se mbyllja e faqes duhet parë si "një pjesë e vogël e goditjes autoritare në shkallë të gjerë që shihet në kampuset e kolegjeve në ShBA".
Revista "The Harvard Law Review" në SHBA vendosi të mos e botojë artikullin mbi situatën në Rripin e Gazës pas 7 tetorit 2023, të cilin e kishte kërkuar nga Eghbariah më 24 nëntor 2023./rtvBesa