Rekord/ 13.42 milionë kinezë i nënshtrohen Provimit të Pranimit në Universitetin Kombëtar
13.42 milionë të rinj kinezë po i nënshtrohen Provimit të Pranimit në Universitetin Kombëtar të Kinës, i njohur si ‘gaokao’, këtë vit. Ky numër është një rekord që nga rifillimi i diplomimit në Kinë në vitin 1977 dhe këtë vit, 510,000 studentë më shumë po i nënshtrohen provimit, i cili filloi të premten, sesa vitin e kaluar, njoftoi Ministria e Arsimit.
Provimi konsiderohet vendimtar për të rinjtë kinezë, me rezultate që përcaktojnë pranimet e tyre në universitet dhe madje formësojnë perspektivat e tyre të karrierës
Këtë vit, shtatë rajonet provinciale të Heilongjiang, Gansu, Jilin, Anhui, Jiangxi, Guizhou dhe Guangxi prezantuan ndryshime në provim.
Përveç provimit të vetëm kombëtar për tre lëndët kryesore, që janë kinezishtja, matematika dhe një gjuhë e huaj, studentët në ato rajone mund të zgjedhin të japin dhe dy lëndë të tjera si fizikë apo histori, dhe midis ideologjisë dhe politikës, gjeografisë, kimisë dhe biologjisë.
Provimi kombëtar pranues për universitetet në Kinë, ose ‘gaokao’, mbahet çdo vit nga data 6 deri më 8 qershor. Gaokao u mbajt për herë të parë në 1952, dhe gjatë Revolucionit Kulturor u pezullua për 10 vjet, nga 1966 deri në 1976./oranews