Biden do të ofrojë status ligjor për emigrantët pa dokumente
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të shpallë një program të madh të ndihmës për imigracionin që u jep status ligjor qindra mijëra emigrantëve pa dokumente që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, transmeton Anadolu.
Siç raporton ‘CBC News’ duke u bazuar në burime të njohura me planet, programi do të sigurojë leje pune dhe mbrojtje deportimi për emigrantët pa dokumente të amartuar me shtetas amerikanë.
Kjo iniciativë do të krijonte një rrugë drejt statusit të përhershëm ligjor dhe shtetësisë amerikane duke adresuar pengjesat ligjore që i pengojnë ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA të marrin kartën e gjelbër pa u larguar nga vendi.
Administrata gjithashtu planifikon të thjeshtojë proceset për emigrantët pa dokumente për të marrë viza të përkohshme, të tilla si vizat H-1B për punëtorët me kualifikim të larta.
Njoftimi pritet të përkojë me 12-vjetorin e programit të Veprimit të Shtyrë për Ardhjet në Fëmijëri (DACA), i cili mbron rreth 530 mijë emigrantë pa dokumente të sjellë në SHBA si fëmijë nga dëbimi.
Derisa detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Angelo Fernandez, tha se administrata është angazhuar për të adresuar “sistemin e prishur të emigracionit” të vendit.
Programi duket se do të përballet me sfida ligjore nga shtetet e udhëhequra nga republikanët dhe me kundërshtimin e ligjvënësve republikanë, si senatori James Lankford nga Oklahoma, të cilët argumentojnë se programi do të përkeqësojë krizën kufitare.
Skema thuhet se është nisma më e madhe e ndihmës për emigracionin që nga DACA, duke reflektuar gatishmërinë e shtuar të presidentit Biden për të përdorur veprime ekzekutive për emigracionin përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
Sipas vlerësimeve të fundit të qeverisë, rreth 11 milionë emigrantë janë duke banuar në SHBA pa autorizim ligjor./AA