Lidhje


U dëgjuan britma.../U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, gazetarja: 29-vjeçarja vuante nga…

Një e re nga Vlora ka përfunduar në spital pas dhunës barbare nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. 29-vjeçarja ka refuzuar të bashkëjetonte me partnerin, për shkak se familja e kishte fejuar pa miratimin e saj.

 
Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë, Gerta Haska, tha në një lidhje direkte se kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar britmat e vajzës kanë lajmëruar policinë.

Policia e ka gjetur vajzën në gjendje të rënduar fizike dhe psiokologjike, ndërsa bëhet e ditur se ajo vuante edhe nga epilepsia.

 

“Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit. Mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34 vjeçarin. Familja kishte bërë një fejesë pa dëshirën dhe pa pëlqimin e saj. Rezistenca e 29-vjeçares solli dhunën nga i fejuari i saj, por edhe nga i ati dhe vëllai i saj. 29-vjeçarja është gjetur në kushte shuëm të rënda psiko-emocionale, por edhe fizike. Ajo kishte shenja në trup, ndërsa është mësuar se ajo prej disa vitesh vuante nga epilepsia, apo sëmundja e tokës siç njihet në gjuhën popullore. Ndaj dhuna që i ëhstë ushtruar asaj nga tre familjarët e ka rënduar gjendjen e saj”,-tha gazetarja.

 

Uniformat blu kanë vënë në pranga babin e saj, Astrit Barjamin, vëllain Erlind Barjami dhe të fejuarin Armandi Janka.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak./EN

XS
SM
MD
LG