Lidhje


Më shumë se gjysmë milionë izraelitë u larguan nga vendi në gjashtë muajt e para të luftës

Më shumë se gjysmë milionë izraelitë u larguan nga vendi dhe nuk u kthyen gjatë gjashtë muajve të para të luftës Izrael-Hamas, transmeton Anadolu.Siç njoftoi "Times of Israel", duke cituar Autoritetin e Popullsisë dhe Emigracionit, numri i izraelitëve që u larguan nga vendi që nga tetori i vitit të kaluar është rreth 550 mijë, më shumë se ata që u kthyen nga Pashkët e këtij viti në prill.Sipas raportimit, ajo që mund të kishte qenë një arratisje e përkohshme për izraelitët gjatë luftës ose vështirësi teknike gjatë kthim, tani është shndërruar në një prirje të përhershme, ose migrim të përhershëm.

 

Sipas të dhënave nga Byroja Qendrore e Statistikave të Izraelit, në muajin prill, popullsia e Izraelit ishte 9,9 milionë banorë, duke përfshirë më shumë se 2 milionë palestinezë, 400.000 palestinezë në Kudsin Lindor dhe 20 mijë sirianë në territorin e pushtuar të Lartësisë së Golanit.

 

Miliona izraelitë kanë shtetësi të dyfishtë pasi kanë të paktën një shtetësi tjetër krahas shtetësisë së tyre izraelite.

 

Izraeli, duke shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, është përballur me dënimin ndërkombëtar për ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga Hamasi.

 

Më shumë se 37.500 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 86 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

 

Më shumë se tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë shndërruar në gërmadha, në mes të një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

 

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta./AA

XS
SM
MD
LG