Lidhje


Interneti për qëllime kulturore, INSTAT: 96% e përdorin për rrjetet sociale

Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë merr pjesë në aktivitete kulturore nëpërmjet teknologjisë të internetit.Aktivitetet online kulturore përfshijnë pjesëmarrjen në rrjete sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave. 

 

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në vitin 2023, në total 83,1% e popullsisë të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur internetin për qëllime të ndryshme.Të rinjtë të grupmoshës 16 deri në 24 vjeç, e përdorën më shumë internetin, për të gjitha aktivitetet kulturore.

 

Grupmosha 25-54 vjeç dhe 55-74 vjeç e përdorën më shumë internetin për komunikimin me mesazhe të shkruara, respektivisht 95,7% dhe 77,6%.

 

Rreth 75,6% e grupmoshës 25-54 vjeç e përdorën më pak internetin për leximin e lajmeve në gazeta dhe revista në internet ndërsa 51,9% e grupmoshës 55-74 e përdorën më pak internetin për rrjetet sociale.

 

Ajo që vihet re është se përqindja më e lartë e popullsisë e kanë përdorur internetin për komunikimin me mesazhe të shkruara sesa për leximin e lajmeve apo revistave në internet.

 

Për të gjitha kategoritë kulturore, individët 16-74 vjeç me arsim të lartë kanë përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit për qëllime kulturore sesa individët me një nivel më të ulët arsimor./EN

XS
SM
MD
LG