Lidhje


Rusia: Perëndimi nxiti krizën në Ukrainë dhe e zgjat qëllimisht

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Andrey Belousov tha se Perëndimi përgatiti dhe nxiti si dhe e zgjat qëllimisht krizën në Ukrainë, transmeton Anadolu.Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Belousov mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Komunuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) që mbahet në Bjellorusi.

 

Në fjalimin e tij, Belousov tha se situata në kufijtë e Rusisë dhe Bjellorusisë është e "tensionuar dhe e destabilizuar". "Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë rinovimit të mekanizmave për t'iu kundërvënë kërcënimeve të reja. Ky është një nga prioritetet tona", shtoi ai.

 

Duke vënë në dukje rëndësinë për rinovimin e arkitekturës së sigurisë në Euroazi, Belousov tha se këtu bëhet fjalë për krijimin e sistemit të sigurisë që do të përfshijë të gjitha vendet e euroaziatike.

 

Ai foli edhe për krizën e Ukrainës. "Vendet perëndimore kanë dhënë mbështetje ndaj 'qeverisë së përkohshme në Ukrainë'. Perëndimi përgatiti dhe nxiti krizën në Ukrainë dhe tani e zgjat qëllimisht", thekson ministri rus i Mbrojtjes.

 

Në takim, Belousov u zgjodh kryetar i Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të CIS./AA

 

XS
SM
MD
LG