Lidhje


Aleanca e majtë fituese në zgjedhjet franceze, Melenchon premton njohjen e Palestinës

Jean-Luc Melenchon, lideri i shquar i aleancës së krahut të majtë Fronti i Ri Popullor, ka përsëritur angazhimin e tij për të njohur Shtetin e Palestinës pas fitores së koalicionit të tij në zgjedhjet e fundit të përgjithshme franeze, raporton Anadolu.

 

Zgjedhjet e parakohshme, të iniciuara nga presidenti Emmanuel Macron, përfunduan me fitoren e Frontit të Ri Popullor, që siguroi shumicën e vendeve në parlament.Në raundin e dytë të votimit, Fronti i Ri Popullor, një aleancë e përbërë nga katër parti të krahut të majtë, doli si forca kryesore me 178 deputetë.

 

Partia më e madhe brenda aleancës, France Unbowed, kryesohet nga Melenchon.

 

Duke festuar fitoren e zgjedhjeve, Melenchon tregoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri, duke pohuar: "Do të kemi një kryeministër nga Fronti i Ri Popullor".

 

Ai theksoi mundësinë që vendime të rëndësishme të merren "me dekret" si në frontin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke theksuar se njohja e shtetit të Palestinës do të ishte një nga veprimet e tyre të para "sa më shpejt të jetë e mundur".

 

Në raundin e dytë, të majtët dhe mbështetësit e Macron-it bashkëpunuan në heshtje kundër ekstremit të djathtë.

 

Pavarësisht kësaj, asnjë aleancë nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të formuar një qeveri të pavarur.

 

Aleanca e Macron-it, "Të bashkuar për Republikën", siguroi 150 vende, ndërsa aleanca e ekstremit të djathtë "National Rally" siguroi 125 vende.

 

Mungesa e shumicës absolute, e përcaktuar si 289 deputetë në parlament, kërkon bashkëpunimin mes partive dhe aleancave të ndryshme politike për krijimin e një qeverie të re.

 

Formimi i kësaj qeverie do të varet nga aftësia e Frontit të Ri Popullor për të krijuar një koalicion me partitë e qendrës, pa ndarje të brendshme.

 

Njohja e Shtetit të Palestinës ishte një premtim qendror i Frontit të Ri Popullor gjatë fushatës së tyre, duke reflektuar qëndrimin e tyre për çështjet ndërkombëtare dhe angazhimin për ndryshim në politikën e jashtme franceze.

 

Rezultatet e zgjedhjeve shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin politik francez, me aleancën e krahut të majtë gati të ndikojë në drejtimin e ardhshëm të vendit./AA

XS
SM
MD
LG