Lidhje


Arabia Saudite: Gjakderdhja në Gaza na kujton nevojën urgjente për zgjidhje të përhershme

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan tha se "Gjakderdhja dhe aktet e vazhdueshme të dhunës në Rripin e Gazës na kujtojnë nevojën urgjente për një zgjidhje të përhershme", transmeton Anadolu.

 

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Bin Farhan përmes "video konferencës" mori pjesë në Forumin e 14-të të Kërkimeve të Gjirit të mbajtur në Cambridge, Britani.

 

Në fjalimin e tij në forum, Bin Farhan tha: "Dhuna dhe gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza na kujton se konflikti shkakton humbje të mëdha njerëzore dhe se nevojitet urgjentisht zgjidhje e përhershme".

 

Bin Farhan theksoi "nevojën urgjente për të krijuar një shtet të qëndrueshëm palestinez me sovranitet të njohur".

 

Ai përsëriti thirrjen e vendit të tij për të ushtruar presion për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

 

Në një deklaratë tjetër të Ministrisë së Jashtme saudite thuhet se Bin Farhan diskutoi për zhvillimet lidhur me situatën në Rripin e Gazës dhe në Liban në bisedën telefonike me homologun e tij britanik, David Lammy. Dy ministrat shprehën "rëndësinë e uljes së tensioneve në rajon".

 

Ministrat diskutuan "forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin e përbashkët midis dy vendeve"./AA

XS
SM
MD
LG