Lidhje


Ushtria e Putinit, stërvitje bashkë me “dragoin” kinez, Moska: NATO nisi përgatitjen për luftë

Rusia vendoset në alarm për shkak të përfundimeve në samitin e Uashingtonit. Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, pretendon se NATO konfirmoi që vendet aleate kanë nisur rrugën e përgatitjes për luftës.


Diplomati i Putinit në Amerikë shton se aleanca perëndimore po mobilizohet në maksimum për të ruajtur hegjemoninë në rënie.“Janë armiq të deklaruar”, përfundon Antonov, duke akuzuar SHBA-të se nuk dëshirojnë kompromis për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi reagim ushtarak për atë që e konsideroi “makineri të luftës të NATO-s të zhvendosur në lindje”. Edhe Kina vazhdon të jetë nervoze me përfundimet e samitit në Uashington. Ministri i jashtëm, Wang Yi thotë se akuzat e NATO-s që Pekini po ndihmon Rusinë në vazhdimin e luftës në Ukrainë janë të pabaza.

 

Gjithashtu drejtoi gishtin nga aleanca duke pretenduar se po nxit përballjen ushtarake. Përkundër mohimit, faktet tregojnë se aksi mes Moskës dhe Pekinit është afruar më shumë se kurrë më parë. Ushtria e Rusisë po kryen stërvitje ushtarake me trupat e Kinës, siç njoftohet zyrtarisht, “për të demonstruar vendosmërinë dhe aftësitë e të dyja palëve për të luftuar së bashku kërcënimet ndaj sigurisë detare dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin global dhe rajonal”. Manovrat e luftës po zhvillohen në Kinën jugore.

 

Disa ditë më parë, Pekini dërgoi disa ushtarë për stërvitje në Bjellorusi, shumë pranë kufirit me vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Sakaq, rreth 200 mijë rusë janë regjistruar në ushtrinë gjatë këtij viti. Këtë e konfirmon vetë ministria e mbrojtjes, duke saktësuar se niveli mesatar i rekrutimi ka qenë 1000 njerëz në ditë./A2

 

XS
SM
MD
LG