OBSH: Spitali Nasser ‘jashtëzakonisht i mbingarkuar’ mes valës së të pla’gosurve
Monday, 15 July 2024 19:39
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po reagon së bashku me partnerët ndaj plagëve të shkaktuara nga sulmet e al-Mawasi pasi “shumë mbeten të zhdukur nën rrënoja”.
Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “134 persona të lënduar rëndë janë pranuar në Kompleksin Mjekësor Nasser, i cili është jashtëzakonisht i mbingarkuar nga fluksi i pacientëve”.
Ai shtoi se agjencia e OKB-së “dërgoi furnizime mjekësore dhe të kujdesit për traumat për të mbuluar nevojat urgjente të 120 personave”. Pacientët u dërguan gjithashtu në spitalet al-Amal, Kuvajt dhe Al-Quds, si dhe spitale të tjera fushore./mesazhi