Lidhje


E rëndë! 58-vjeçarja mbytet në cekëtinën e pishinës! Njerëzit notonin pranë saj dhe askush nuk e ndihmoi

Në video, Triplett shihet në cekëtinën e një pishine në një qendër sportive në Las Vegas, SHBA, kur papritmas filloi të kishte vështirësi të qëndronte në ujë.Sipas hetimeve , 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten, ku asnjë njeri nuk iu afrua ta ndihmonte. Në të njëjtën video, Triplett shihet duke u përpjekur të kapet për shkallët e pishinës, pa rezultat, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte dhënë frymën e fundit, aty po kalonin njerëzit, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.

 

Një avokat i qendrës sportive tha se Triplett, i cili ishte një veteran i Forcave Ajrore të SHBA, po ecte me paterica përpara se të hynte në pishinë. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse gruaja fatkeqe ka thirrur për ndihmë.

 

I njëjti avokat ka deklaruar se vdekja e 58-vjeçares ka ardhur si pasojë e atakut kardiak dhe se një tragjedi e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në qendrën sportive në fjalë./topch

XS
SM
MD
LG