Lidhje


14-vjeçari humb jetën si pasojë e virusit 'Nipah' në Indi, OBSH ngre alarmin për epidemi

Bëhet e ditur se një djalë 14 vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë.Ndërkohë, 60 të tjerë tani po cilësohen si “në rrezik të lartë”, pasi mund të kenë rënë në kontakt me virusin.Siç raportohet, virusi Nipah vjen nga lakuriqët e natës dhe nuk ka shërim e as vaksinë që e parandalon.Djali ka pësuar arrest kardiak pasi kishte rënë në kontakt me virusin i cili i kishte shkaktuar ethe vdekjeprurëse dhe ënjtje të trurit.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar virusin si “patogjen prioritar” për shkak të potencialit të tij për t’u shndërruar në epidemi.

 

Ministri indian i Shëndetësisë në Kerala, Veena George, njoftoi se qeveria ka lëshuar urdhra për identifikimin dhe izolimin e njerëzve të prekur me Nipah./oranews

XS
SM
MD
LG