Fëmijët e të pasurve "godasin" përsëri! /Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ plagosi 3 persona, arrestohen dy shokët që i fshehën armën pa leje
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në një restorant luksoz në komplekin “Delijorgji” te Rruga e Kavajës.Edison Elezaj 32-vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, ka plagosur me armë zjarri 3 persona, dy vëllezër dhe motrën e tyre.Dy djemtë e moshës 36 dhe 34-vjeç pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë larguar nga spitali, ndërsa motra e tyre, binjake me 36-vjeçarin, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.Edhe pse policia në fillim e klasifikoi këtë ngjarje si aksidentale dhe të shtënat si shkrepje të pavullnetshme, e vërteta tani është ndryshe.
I riu e ka patur armën pa leje dhe akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje”. Ndërsa dy shokët, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj që e ndihmuan për të fshehur armën janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Elezaj vijon të jetë në kërkim, ndërkohë që gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes dhe fshehur nga dy shokët e Elezajt.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:- u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;- u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë./JOQ