Lidhje


Ushtarët izraelitë bastisën qytetin Tulkarim dhe përdorën të riun palestinez si mburojë njerëzore

Ushtarët izraelitë, të cilët bastisën qytetin Tulkarim në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar për herë të dytë në dy ditët e fundit, arrestuan një të ri palestinez e lidhën në automjetin ushtarak dhe e përdorën si mburojë njerëzore, transmeton Anadolu.Sipas lajmit të televizionit shtetëror palestinez, ushtarët izraelitë bastisën qytetin e Tulkarimit dhe e rrethuan një shtëpi.Ka patur një përleshje rreth shtëpisë që ishte nën rrethim në rajonin Azbet el-Jarad të Tulkarimit dhe se ushtria izraelite e goditi shtëpinë me një dron kamikaz.

 

Në pamjet të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se një palestinez i arrestuar nga ushtarët izraelitë që bastisën qytetin, ishte lidhur në automjetin ushtarak dhe përdorej si mburojë njerëzore. Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë bastisën qytetin dhe se shumë mjete ajrore pa pilot fluturonin mbi qytet.

 

Shumë automjete ushtarake, buldozerë dhe fadroma u dërguan në rajonin Azbet al-Jarad të Tulkarimit. Shtatë palestinezë u vranë në sulmet e djeshme nga forcat izraelite në qytetet Khalil dhe Tulkarim në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 585.

 

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor./AA

 

XS
SM
MD
LG