Lidhje


Netanyahu kërcënon: Hezbollahu do të paguajë për vrasjen e 12 fëmijëve/ Por harron vrasjen e 14.000 e më shumë fëmijëve Palestinezë

Izraeli zotohet se grupi Hezbollah do ta paguajë shtrenjtë sulmin në fushën e futbollit në Golan që solli vdekjen e 12 fëmijëve. Si kundërpërgjigje ndaj së shtunës, avionët luftarakë izraelitë kryen disa sulme ajrore “brenda territorit libanez” dhe përgjatë kufirit. Hezbollahu ka mohuar të ketë lidhje më këtë ngjarje, duke mos marrë përgjegjësinë. Por autoritet ushtarake izraelite thonë se arsenali i përdorur është tipik i grupit Hezbollah.Gjatë vizitës në qytetin e Majdal Shams, ku ndodhi dhe sulmi i së shtunës që la të vdekur 12  të rinj, ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant foli për një reagim të fortë kundër grupit Hezbollah, gjë që shton frikën për përshkallëzim të konfliktit.

 

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e organizuar në Golan, ku u përcollën 12 viktimat, fëmijë dhe adoleshente që gjendeshin duke luajtur në një fushë futbolli, kur raketat ranë mbi ta.

 

Golan është një zonë që Izraeli e mori nga Siria në vitin 1967 gjatë Luftës Gjashtë-ditore dhe u aneksua në vitin 1981. E konsideruar si territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zona është gjithashtu shtëpia e rreth 50,000 izraelitëve. Shumica e arabëve atje identifikohen si sirianë dhe kanë refuzuar ofertat për shtetësi izraelite.

 

Sulmet raketore të ndërsjella vijojnë mes Izraeli dhe Hezbollahu vijojën pothuajse çdo ditë që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke u bërë  gjithnjë e më të paqëndrueshme si dhe duke shkaktuar frikë në disa raste se lufta e Izraelit me Hamasin në Gaza do të shndërrohej në një konflikt në fronte të shumta në Lindjen e Mesme./tvklan

 

Por nga ana tjetër mizoria e pashembullt e ushtrisë israelite ka vrarë më tepër sesa 14000 fëmijë, ndërkohë që sipas autoriteteve lokale shëndetësore, deri më sot, më shumë se 31,184 palestinezë janë vrarë dhe 72,889 janë plagosur. Padyshim këto vrasje Netaniahu as nuk i konsideron fare teksa kjo  vepër e fëlliqur kriminale vjen ps racizmit dhe shovinizmit të theksuar të lobit hebre ndaj muslimanëve të Palestinës.

XS
SM
MD
LG