Erdogan kërcënon me pushtimin e Izraelit, i përgjigjet ministri i Jashtëm: Kujto si përfundoi Sadami!
Ministri i Jashtëm Israel Katz i përgjigjet kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të pushtuar Izraelin, duke e krahasuar atë me ish-diktatorin irakian Sadam Husein.
“Erdogan po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Ai thjesht duhet të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi", shkruan Katz në X.Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e shkroi këtë në X në përgjigje të fjalëve të presidentit turk që evokoi një pushtim të mundshëm të Izraelit.
Së bashku me mesazhin, Katz postoi një foto të Erdoganit dhe një tjetër të liderit të ndjerë irakian.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh të dielën për një veprim të mundshëm ushtarak kundër Izraelit, duke hequr paralele me përfshirjen e Turqisë në Karabak dhe Libi.
“Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë këtu. Nuk ka asgjë që ne nuk mund të bëjmë. Duhet të jemi shumë të fortë", tha Erdogan të dielën.
Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, po përshkallëzon retorikën e tij kundër Izraelit, duke sugjeruar se Turqia mund të ndërhyjë në emër të palestinezëve, ndoshta me mbështetje ushtarake, në mënyra të ngjashme me atë që ka bërë në konflikte të tjera. /