Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri,3 të vdekur dhe 17 të infektuar/ Shtohen po ashtu rastet me meningit
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Burime nga Report Tv bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj. Zonat që janë prekur janë bashkia Fier, Lushnje e Kurbin.
Në Spitalin infektiv në QSUT janë të shtruar 9 pacientë të prekur nga virusi i nilit perëndimor.Shefja e këtij shërbimi Najada Çomo bën me dije, se pacientët janë të moshës mbi 70 vjec, ndërsa thotë se sëmundja që prek trurin është shpesh jetë kërcënuese për disa kategori.Çomo thotë se në këtë periudhë në shërbimin që drejton janë shtuar rastet e meningiteve edhe encefaliteve e disa prej tyre kanë shkaktarë ethet e nilit perëndimor.
Simptomat më të shpeshta nga infektimi me virusin e nilit janë temperatura , dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve apo skuqje në lëkurë. Në disa raste sëmundja mund të agravojë dhe shkaktojë infeksion të trurit.