Racizëm ndaj një shqiptareje/I foli shqip punonjësit të Lufthansa, Bebe Rexha nuk lejohet të fluturojë
Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në storjen e saj në Instagram.Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkruar se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se i njëjti është shqiptar.
Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kërcenojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë.Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe merzitur Beben.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory./boldnews