Kryeministri australian kundërshton thirrjen e opozitës për largimin e emigrantëve palestinezë
Kryeministri australian Anthony Albanese ka refuzuar edhe një herë thirrjen e opozitës për të ndaluar palestinezët që ikin nga Gaza të hyjnë në Australi, duke thënë se ajo synon "të ngjallë frikë". Udhëheqësi i opozitës Peter Dutton kishte bërë thirrje për ndalimin e migrimit nga enklava e rrethuar bregdetare palestineze, duke pretenduar se ardhja e njerëzve nga një zonë lufte në Australi po "vë në rrezik sigurinë kombëtare".Albanese, i cili tashmë ka kritikuar Dutton për thirrjet e tij, tha se retorika nga koalicioni po shkakton ndarje të komunitetit në një kohë kur krerët e sigurimit po bënin thirrje për "kohezion social", njoftoi transmetuesi lokal SBS News.
"Çfarë bën Peter Dutton? Ai nuk flet për çështje shqetësuese për australianët, ajo që bën është të përpiqet të krijojë frikë," u tha Albanese gazetarëve në Sydney.
“Fakti është se kufijtë për momentin janë të mbyllur, natyrisht, përmes kalimit Rafah”, citohet të ketë thënë ai.
Deri më tani, janë miratuar rreth 2,922 viza për palestinezët e arratisur, prej tyre, 1,300 kanë mbërritur "të sigurt" në Australi, treguan shifrat e Departamentit të Punëve të Brendshme.
Ndërsa, sipas të dhënave, janë refuzuar 7100 viza nga territoret palestineze.
Dutton të dielën përsëriti thirrjet për ndalimin e vizave derisa proceset e verifikimit të sigurisë të mund të "garantohen".
"Ne nuk mund të themi se kush është kush, nëse nuk bëhen kontrolle të plota të historikut," tha ai në një artikull të botuar të dielën.
Komentet e Dutton kanë shkaktuar kritika nga Laburistët, të Gjelbërit, disa grupe të ndryshme dhe grupe palestineze./trtworld