Refugjatët afganë do të qëndrojnë në Filipine gjatë procesit të vizave
SHBA-ja dhe Filipinet kanë rënë dakord për një praktikë e cila do të sigurojë që një numër i kufizuar refugjatësh afganë të qëndrojnë përkohësisht në Filipine derisa presin të përfundojnë proceset e tyre të vizave speciale si emigrantë (SIV), transmeton Anadolu.Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me refugjatët afganë që aplikojnë për SIV.SHBA-ja dhe Filipinet ranë dakord për një praktikë e cila do të sigurojë që një numër i kufizuar refugjatësh afganë të qëndrojnë përkohësisht në Filipine deri në përfundimin e procesit të tyre të vizës dhe procedurave të vendosjes, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se shërbimet e tilla si siguria, ushqimi, akomodimi dhe transporti për këta persona do të sigurohet nga qeveria amerikane.
Gjithashtu vihet në dukje se SHBA-ja ka shprehur kënaqësi për historinë "e gjatë dhe pozitive" të bashkëpunimit me Filipinet.
Më 29 qershor 2023 presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. deklaroi se kërkesa e administratës së Washingtonit që vendi i tij të presë një "qendër të përpunimit të vizave imigruese të SHBA" për mijëra qytetarë afganë ka krijuar një shqetësim sigurie, por që çështja do të vlerësohej sërish.
Pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani në shtator 2021, shumë afganë që punonin për projektet e qeverisë amerikane u evakuuan nga vendi i tyre dhe u vendosën në disa vende, përfshirë SHBA-në dhe Filipinet./AA