Lidhje


Llogaria në rrjetin social X e Basim Jusuf zhduket pas postimit anti-z*ionist

Llogaria X e komedianit egjiptiano-amerikan Basim Jusuf në rrjetet sociale, e cila kishte gati 12 milionë ndjekës, u hoq për arsye të paqarta të martën.Përpara se llogaria e tij të zhdukej, Youssef postoi një mesazh në X, duke kritikuar mbipërdorimin e akuzave për antisemitizëm si një taktikë për të heshtur kauzën dhe diskursin. "Antisemitizmi është një akuzë që ngrinte gjakun në venat e njerëzve. Unë shoh shumë njerëz tani që kuptojnë se si kjo taktikë frike përdoret për të mbyllur bisedat dhe për të trembur njerëzit," shkroi ai.

 

"Është e tepruar dhe keqpërdorur për të frikësuar njerëzit. A keni ende frikë të quheni antisemit nga ata zionistë? Shkruani dhe më tregoni në komente. Jo, nuk më intereson më. Ose, po, jam akoma i frikësuar”,- shtoi ai.

 

Deri në momentin e shkrimit, llogaria e Jusuf në Instagram mbeti aktive. Vlen të përmendet se shumë të famshëm mbështeten në ekipe profesionale për të menaxhuar llogaritë e tyre në mediat sociale.

 

Tetorin e kaluar, Jusuf doli në qendër të vëmendjes pas një interviste me gazetarin britanik Piers Morgan, ku ai shpalosi një kritikë të mprehtë dhe plot sarkazëm ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza. Intervista, më pak se një muaj pas konfliktit, u bë virale, duke tërhequr vëmendjen e gjerë në internet.

 

Gruaja e Youssef, Hala Diab, e cila është nga Gaza, ka qenë gjithashtu aktive në kritikat e saj ndaj Izraelit.

 

Jusuf, një ish-kirurg kardiotoraksial, banon në SHBA që nga viti 2015./DS

XS
SM
MD
LG