Sarkazëm, realitet apo "kronikë e zezë"? Vajza padit prindërit pse e lindën pa lejen e saj!
Ndodh edhe kështu, vajza padit prindërit pse e lindën pa lejen e saj! Kass Theaz është e reja që ka depozituar padinë e pazakontë.Përmes një videoje të hedhur në rrjetet sociale, e reja shprehet se “prindërit e saj nuk e kontaktuan sa ishte ende në barkun e së ëmës, për t’i marr leje se a donte të vinte në këtë botë”.“Unë kam paditur prindërit e mi, pasi ata më lindën pa lejen time. Pra prindërit që unë i padita, bënë që unë të vijë në jetë, nëna që më rriti, më lindi mua, prandaj dhe i padita. Sepse unë nuk dhashë pëlqimin tim të jem këtu”, shprehet Theaz.
“Unë nuk e dija se do të jetoja këtu, do të rritesha, do të suportoja veten, të punoja. Pra nuk dhashë pëlqimin tim për gjithë këtë. Ata nuk u munduan të më kontaktonin para se unë të lindja, pra ta kuptonin se a do të doja unë të isha këtu, prandaj i padita”, vijon ajo.
Ndër të tjera, Kass ka edhe një kërkesë po aq të çuditshme për gratë shtatzëna.
“Pra, nëse ndokush nga ju është shtatzënë, kontaktoni fëmijët tuaj nëse duan të lindin!”./shqiptarja.com