U vra nga 25-vjeçari pasi i ngacmoi të fejuarën, viktima në 2015-2018 financues i dy atentateve në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në zonën e Astirit, ku 25-vjeçari Darmend Keli vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, ku sipas dëshmitarëve Hoxhallari ngacmoi të dashurën e 25-vjeçarit. 34-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.Sipas policisë, i riu u godit 4 herë me thikë, dy në gjoks dhe 2 në këmbë. Policia bëri me dije se autori Darmend Keli e ka parë kur 34-vjeçari i ka ngacmuar partneren dhe e ka goditur menjëherë Hoxhallarin.
Amarildo Hoxhallari është një emër i njohur në skedarët e policisë. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari pasi u akuzuan se ishin porositës dhe financues në atentatin e ndodhur më 5 janar 2015 në rrugën e Kavajës në Tiranë ku mbeti i plagosur Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit dhe një efektiv.
Nga të shtënat e armës së efektivit Roland Meta mbeti i vrarë atentatori Artur Baze që sipas policisë ishte paguar nga kushërinjtë Hoxhallari.
Ndërkohë, në 2018 Aurel Hoxhallari pagoi shtetasin grek Efthymiou Efthymious për të vrarë Devi Kasmin.
Kushëriri i 34-vjeçarit Aurel Hoxhallari u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Gjykata e Posaçme i konfiskoi pasurinë./tvklan