Lidhje


Pavarsisht se dhëndëri e qëllon me grusht, nusja nuk e braktis ceremoninë martesore

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur disa ditë më parë në një ceremoni martesore në një kishë në Pirgos të Greqisë.Mediat greke thonë se skena e altarit u kthye në ‘tragjedi’! Gjithçka nisi në momentin e shkëmbimit të unazave ku një nga të ftuarit në ceremoni tha ‘gruaja ka frikë nga burri’!Në këtë moment nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit, por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim para të afërmve të tij. Ai është kthyer nga nusja dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
 
 
Pas këtij incidenti njerëzit e nuses kanë sulmuar dhëndrin dhe ceremonia është ndërprerë. Më pas në kishë ka shkuar dhe policia teksa të pranishmit kanë vrapuar për të dalë jashtë.
 
 
Nga goditja që mori nusja humbi ndjenjat, dhe një person nga rrethi i ngushtë i saj e dërgoi në spital për të marrë trajtim nga shoku që pësoi.
 
 
Por dashuria mbizotëron! Në fund dasma vazhdoi normalisht por me dyer të mbyllura./tvanews
XS
SM
MD
LG