Lidhje


Tensionet në Lindjen e Mesme/Netanyahu kërkon rritjen e sigurisë për djalin në SHBA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kohët e fundit ka kwrkuar siguri të shtuar për djalin e tij në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi hakmarrjen nga Irani pas vrasjes muajin e kaluar të shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh.Yair Netanyahu, 33 vjeç, ka jetuar në Miami, Florida që nga prilli 2023 nën mbrojtjen e shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit Shin Bet.Kostoja e sigurisë për të është afërsisht 680,000 dollarë në vit, sipas uebsajtit izraelit të lajmeve Walla.Netanyahu kohët e fundit kërkoi që të forcohen masat e sigurisë për Yair nga frika se përgjigja e Iranit dhe ajo e përfaqësuesve të tij ndaj vrasjes së Haniyeh mund të jetë shënjestrimi i figurave dhe aseteve izraelite jashtë vendit, vuri në dukje uebfaqja.

 

Walla citoi burime të paidentifikuara pranë Netanyahut, të cilët thanë se drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Yossi Shelley, kohët e fundit iu drejtua Komitetit Këshillimor për Sigurinë Personale të Shin Bet për të kërkuar një rishikim të nivelit të sigurisë rreth Yair.

 

Burimet shtuan se komiteti këshillimor ka kërkuar materiale inteligjente për të justifikuar rritjen e sigurisë./EN

XS
SM
MD
LG