Lidhje


Tirana pa ujë dhe e mbytur kudo nga pisllëku, qytetarët “çjerrin” propagandën e Erion Veliajt

Pisllëku ka mbuluar Tiranën dhe këtë e faktojnë denoncimet e qytetarëve të cilët po “çjerrin” propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke na treguar situatën alarmante të papastërtisë në kryeqytetin e Shqipërisë.Qytetari thotë për Syri.Net, se uji vjen vetëm 20 minuta në ditë ose nuk vjen aspak dhe atëherë kur vjen është pa presion, ndërsa për të përmbushur nevojat e tyre janë të detyruara që ujin ta blejnë me bidona, pavarëisht kostove që mund të kenë për ta.Qyetari ngre shqetësimin se mungesa e ujit e ka zanafillën që prej muajit gusht, ndërsa situata vijon të jetë e njëjtë edhe në shtator.

 

Frika për përhapjen e sëmundjeve infektive, si pasojë e mungesës së ujit në rubineta dhe depozita është e madhe, teksa shtojnë se pavarësisht këmbnguljes së tyre për të marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj, kanë vajtur në vesh të shurdhër.

 

“Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar”, thuhet në mesahin e qytetarit drejtuar redaksisë së Syri.Net.

 

“Boldnews.al” ka publikuar dy video, ku duket qartë pisllëku që ka përfshirë kryeqytetin ndërsa qytetarët kanë frikë se mos marrin ndonjë infeksion.

 

Pamjet skandaloze ndodhen në rrugën “Ali Progri”, një lagje banimi pranë zonës që e njohin të gjithë “Burgu 313”.

 

Kur kjo gjendje katastrofale ndodh në një lagje vetëm 1 km larg sheshit “Skëndërbej”, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me periferinë e Tiranës.

 

Siç mund të shikoni nga pamjet jo vetëm koshat që janë plot, por plehrat janë përhapur gjithandej në rrugë dhe trotuar kurse qytetarët vazhdojnë të “vidhen” nga taksat, të cilat shkojnë në xhepat e drejtorëve të emëruar nga Lali.

 

Denoncuesi shkruan se në rrugë kalojnë qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët, të cilët rrezikojnë të marrin infeksione për shkak të mikrobeve dhe pisllëkut si pasojë e mospastrimit të kazanëve të mbeturinave nga Bashkia e Tiranës.

 

Denoncimi i qytetarit:

 

Përshëndetje Syri!

Prej ditësh shumë zona në Tiranë vuajnë nga mungesa e ujit. Është e tmerrshme se si në këto temperatura qytetarët në Tiranë të lihen për ditë të tëra pa ujë.

Shumë zona të populluara si Rr.Elbasanit, Ali Dem, Astir, etj. nuk kanë ujë për më shumë se një javë.

Uji vjen një herë në ditë 20 minuta në mëngjes pa presion fare, ose nuk vjen aspak.

Po detyrohemi të blejmë bidona me ujë sepse kemi në shtëpi fëmijë të vegjël dhe njerëz të sëmurë që duan shërbimin me ujë më çdo kohë.

Kam kryer dhe denoncime në media dhe portale të tjera por askush nuk ka dënjuar të shkruajë një lajm për mungesën e ujit, shpresoj që ky reagim i imi të marrë zë te ju.

Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar.

Uji ka ikur që në gusht, tani është shtator. Do na zejë kolera nga mungesa ujit./Syri.net

 
 

 

XS
SM
MD
LG