Lidhje


Shpërthen Murrizi:“4 këlyshë Sorosi drejtues qarqesh në PD”

"Heshtja e ka vrarë opozitën dhe PD-në." Kështu deklaroi në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN, Myslim Murrizi, një ditë pas debateve të forta brenda Këshillit Kombëtar demokrat. Sipas tij vetëm servilët mendojnë që duhet të jesh në sinkron me atë që thotë lideri.“Kanë patur përplasje por nuk janë përjashtuar, unë Isha i vetmi i përjashtua dhe jam bashkuar në prill të 2022. Erdhi PD tek unë jo unë te PD. Nuk do të shkoja kurrë në Këshill Kombëtar nëse nuk do të bëhej rezoluta e 30 prillit që nuk do të braktisë zgjedhjet e djegë mandatet.

 

E kam deklaruar PD do ta vuajë gjatë këtë lajthitje kolektive që erdhi falë servilizmit të pështirë të disa butakëve që vijnë në Këshill Kombëtar dhe duartrokasin çdo broçkull që del nga goja e çdo debili e servili që mendon veten si lider politik.

 

Servilët e pështirë mendojnë që duhet të jesh në sinkron me atë që mendon lideri. Heshtja e ka vrarë opozitën dhe PD, heshtja ka vrarë kombe. Koha më ka dhënë të drejtë ç’ka kam deklaruar nga shkurti 19 deri më sot”, citon A2 Murrizin.

 

Nga studio e A2 ai tha se pjesa antikomuniste e PD-së është e pavlerësuar, ndërsa njoftoi se 4 nga drejtuesit e qarqeve janë sorosianë në një kohë kur lideri demokrat Sali Berisha ka ngritur shpesh akuza ndaj tij.

 

“Kam që në ‘97 në opozitë, por më dhimbset PD se jam nga 8 dhjetori në PD. Unë dhe palca e PD në 34 vite kanë qenë antikomunistë dhe të pavlerësuar. Në mandatin e parë ishin 34 të përndjekur politikë por nga at që i kishin shpirtin dreqin me nga dy emra e mbiemra.

 

12 përfaqësues të qarqeve asnjë nuk vjen nga shtresa e përndjekurve politikë. Shajnë Sorosin, por 4 këlyshë Sorosi drejtues qarqesh. Sorosi është një fëlliqësirë e bastard i kohëve moderne. Komunizëm i kamufluar në petkun demokraci”, deklaroi ai për A2.

 

Murrizi hodh poshtë akuzat për përfitim të lejeve të ndërtimit nga Rama dhe u shpreh i gatshëm për hetime.

 

“Këto që nuk lanë gjë pa shpifur për Murrizin i ka dhënë jo ka marrë murriz leje. Nuk ka marrë murrizi asnjë leje edhe një tokë që pata në tiranë nuk më dha Luli leje se nuk dija unë me ia kërkua./

 

 

XS
SM
MD
LG