Gati “burgu i natës”/ Shlyerja e dënimit në mënyrë alternative
Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë shumë të gatshëm për të aplikuar burgun e natës ndaj atyre që kryejnë krime të lehta.Përmes një shkrese Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional burgu i hapur në Tiranë.Shkresa mban datën 30 gusht dhe iu është shpërndarë 23 institucioneve të drejtësisë , përfshi të gjitha gjykatat e të dyja shkallëve, KLGJ dhe KLP si edhe shefes së ekzekutimeve të vendimeve penale për t’u treguar adresën e burgut të hapur.
Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave dhe aktualisht është bosh. Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri.
Kjo s’do të thotë se burgu nuk ka gardianë. Përkundrazi rojet e burgut qëndrojnë në detyrë me turne si kolegët e tyre në çdo burg. I dënuari hyn në orën 17, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes/boldnews