Lidhje


Situatë e paprecedentë, viti shkollor filloi teksa shkolla mbyllet për punime

Edhe pse viti i ri shkollor ka filluar prej tre ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz, në njësinë administrative Katund i Ri në Durrës, nuk po zhvillojnë mësim rregullisht. Sot, prindërit e këtyre fëmijëve zhvilluan një protestë para Zyrës Arsimore të Durrësit për të shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë situatë të paprecedentë.



Prindërit e fëmijëve thonë se janë njoftuar vetëm tre ditë përpara fillimit të vitit shkollor se fëmijët e tyre duhet të transferohen në shkollën 9-vjeçare të Qerretit, pasi shkolla e fshatit nuk do të hapë dyert këtë vit. Ky vendim ka shkaktuar shqetësime dhe konfuzion te prindërit, të cilët nuk janë të qartë për arsyet e këtij ndryshimi të papritur.

 


Në komunikimet e tyre me përfaqësuesit e Zyrës Arsimore, prindërit janë informuar se shkolla e Bisht-Kamëzit do të nënshtrohet një rikonstruksioni të nevojshëm për shkak të gjendjes së amortizuar të ndërtesës.



Me sa duket Zyra Arsimore dhe Bashkia e Durrësit nuk kanë pasur kohë gjatë pushimeve të verës për të zhvilluar këto punime, dhe u ka mbyllur shkollën fëmijëve tani që ata duhet të ishin në mësim.



Prindërit kërkojnë një komunikim më të qartë dhe një plan më të mirëorganizuar për rikonstruksionin e shkollës dhe për sigurinë e vazhdimësisë së arsimit të fëmijëve të tyre/tvanews

XS
SM
MD
LG