Namik Dokle "thumbon" regjimin e Ramës, tregon bisedën me qytetarin: Më tha ku ishe dhe ku je, nuk jam as në SPAK dhe as në arrati
Namik Dokle, është një nga socialistët e vjetër, që ka mbajtur poste të larta drejtuese, ka treguar një bisedë të këndshme që ai ka pasur me një person të moshës së tij në zonën e “21-shit”. Ish-kryetari i Parlamentit, i tërhequr tashmë nga politika aktive thotë se teksa ishte duke ecur, dikush i ka folur duke i thënë: “Ku ishte dhe ku je”. Me qetësinë që e karakterizon, ai thotë si i është përgjigjur “se është në Shqipëri dhe nuk është as në SPAK dhe as në arrati”
Përgjigjja që veterani socialist, i ka kthyer qytetarit fisnik, siç e quan ai tregon shumë, referuar aktualitet politik të tanishëm, duke marrë parasysh se shumë zyrtarë të lartë politik janë në burg, të tjerë thirren në SPAK dhe të tjerë që janë në arrati.
Postimi i Namik Dokles:
Po ecja në këmbë, duke soditur Rrugën e Kavajës. Diku, afër 21-shit, më kaloi pranë një burrë me pamje fisnike, thuajse moshatar me mua.
“ Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”,- më tha.
“ Isha dhe jam në Shqipëri,-i thashë, as në SPAK, as në arrati”.
Buzëqeshëm të dy.
/Albeu