Lidhje


Avokati Idajet Beqiri: Si po i pastron Armina Mevlani paratë e aktiviteteve të jashtëligjshme të familjes Berisha!

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në DritareTv foli për dosjen 500 faqesh që është në SPAK edhe 37 afera të tjera më të rënda për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati tregoi se si i përfitoi pasuritë familja Berisha, duke shtuar se edhe nusja e familjes, Armina Mevlani pastron paratë e aktiviteteve abuzive të burrit të saj Shkëlzen Berisha.

 

“Vetëm me një kompleks Partizani edhe shikoni sa miliona u janë marrë shqiptarëve nga xhepi i tyre dhe kanë shkuar te xhepi i familjes Berisha. Nuk duhet harruar që është vetëm një aferë korruptive. Tashmë janë edhe 37 afera të tjera më të rënda se kjo.

 

Kjo akuzë është bishti i lugës në raport me aferat e tjera korruptive të familjes së Sali Berishës, Liri Berishës, Shkëlzenit, Argitës, duke u shtrirë edhe në pjesëtarë të tjerë të familjes.

 

Edhe nusja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani e përdor dyqanin e saj në bllok për të pastruar paratë e krimit. Nuk shet gjë në dyqanin në ish-Bllok.

 

Misioni aty është të pastrojë sa më shumë para të krimit të Shkëlzenit. Nuk vete njeri atje për të blerë”, tha avokati.

XS
SM
MD
LG