Lidhje


Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia ka humbur 610 mijë ushtarë në luftë me Ukrainën

Rusia ka të ngjarë të ketë humbur më shumë se 610 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë – të vrarë dhe të plagosur – tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Taktikat e bazuara në “valët e masave të këmbësorisë” kanë kërkuar që Moska të “riformojë vazhdimisht forcat në front me një fluks të qëndrueshëm rekrutësh të rinj”, shtoi ministria. Ka të ngjarë që normat e rekrutimit këtë vit të kenë rënë në krahasim me vitin 2023, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës.

 

Kjo ka bërë që Rusia të “rrisë bonuset e hyrjes në muajin gusht të vitit 2024”. Ministria e Mbrojtjes shtoi se “vlerësimet sugjerojnë se pagesat e personelit ushtarak arritën në rreth 8 për qind të shpenzimeve federale në vitin deri në qershor të vitit 2024”.

 

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./abcnews

XS
SM
MD
LG