Paralajmëron Gjermania: Nëse Ukraina humbet luftën, e radhës do të jetë Moldavia
Wednesday, 18 September 2024 19:48
“Nëse Ukraina bie, atëherë Moldavia është do të jetë e radhës”. Ky ishte paralajmërimi i ministres së Jashtme gjermane.Annalena Baerbock ka diskutuar situatën e sigurisë me homologë të ndryshëm në një konferencë në kryeqytetin moldav, Kishinau.“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë.
“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: se nëse Ukraina bie, Moldavia do të jetë vendi i radhës”, tha Baerbock.Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë. Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për sa kohë të zgjasë lufta”, tha ajo./gazetatema