ADN njerëzore gdhendet në një kristal, shkencëtarët zbulojnë planin për njerëzimin
Në një deklaratë, universiteti përshkroi sesi kristali që është i barasvlefshëm me kuarcin, është “një prej materialeve më të rezistueshme kimikisht dhe termikisht në Tokë”. Ai mund të durojë forcat e mëdha, temperaturat ekstreme dhe “ekspozimin ndaj rrezatimit kimk”.
Lazerët super të shpejtë gdhendën të dhënat e gjenomës njerëzore që përfaqësojnë të gjitha udhëzimet e ADN-së që gjenden në një qelizë.
Ekipi shpreson që në të ardhmen për të regjistruar gjenomën e bimëve dhe kafshëve të rrezikuara nga zhdukja. Por ka një ‘kleçkë’.
Aktualisht nuk është ende e mundur që njerëzit, bimët dhe kafshët të krijohen artificialisht duke përdorur vetëm informacionin gjenetik.
Kristali ka një çelës vizual për të treguar detaje për të dhënat që ka të ruajtura dhe si mund të përdoren nga inteligjenca e së ardhmes, përfshirë atë artificiale, për të krijuar një njeri./botasot