Lidhje


Ambasadori amerikan kritikon Albin Kurtin: Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e klubit mos “urino” në derën e tij

Nga Samiti për Paqen dhe Demokracinë në Prishtinë, ambasadori amerikan Hovenier i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë seriozisht për marrëveshjen që i çon drejt njohjes

 

“Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është mëse e qartë. Ne presim qe të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, deklaroi ambasadori.

 

Ambasadori Shteteve të Bashkuara ka kritikuar qasjen e Prishtinës ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

 

“Gjyshi im ka pasur një thënie dhe ju kërkoj falje paraprakisht  për këtë shprehje. Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtare e BE-së pa bashkërendimin me të gjitha shtetet anëtare e BE-së apo si mund të bëhesh anëtari i NATO-s pa bashkërendim me shtetet anëtare të NATO-s?! Duhet t’i bindësh, Ne dëshirojmë të ndihmojmë, kjo do të thotë, duke punuar në procesin e krijuar nga vetë institucionet”, tha Hovenier.

 

Diplomati amerikan theksoi se sovraniteti i Kosovës nuk duhet të preket. Ndërsa ambasadori gjerman  në Prishtinë Jorn Rohde kërkoi nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asciacionit të komunave me shumicë serbe./vizionplus.tv

XS
SM
MD
LG