Lidhje


Zv.shefi i Hezbollahut: Jemi të përgatitur nëse Izraeli na sulmon nga toka

Zëvendës shefi i Hezbollahut, Naim Qassem, po jep fjalimin e tij të parë që kur lideri i grupit u vra në një sulm izraelit gjatë fundjavës. Sipas mediave të huaja ai thotë se organizata humbi një vëlla dhe një udhëheqës kur u vra Hassan Nasrallah.

Pavarësisht kësaj dhe humbjes së komandantëve të tjerë, ai thotë se grupi militant ka vazhduar rrugën e tij kundër Izraelit. Në vijim, ai thotë se do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën komandë dhe strukturë si Nasrallah.

 

Ai paralajmëron se nëse Izraeli dëshiron të nisë një pushtim tokësor në Liban, luftëtarët e tij janë të përgatitur dhe gati.

 

“Ne jemi të bindur se armiku izraelit nuk do t’i arrijë qëllimet e tij,” shton ai, shkruan REL.

 

“Ne do të përballemi me çdo mundësi dhe jemi gati nëse Izraeli vendos të hyjë nga toka”, tha ai më tej.

 

Duke vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara, ai akuzon vendin se mbështet Izraelin në kryerjen e “masakrave” me “mbështetje të pakufishme”./REL

XS
SM
MD
LG