Reagon hoxha nga Prishtina : Pastori protestant gënjen ditën me diell
Ka reaguar hoxhë Hysamedin Abazi sot në një postim të tijin në rrjetin Facebook, kështu hoxhës nuk i kan pëlqyer aspak deklarata e pacipë, injorante dhe tendencioze e priftit protestant, Artur Krasniqi rreth një veprimi që jo vetëm teologjikisht nuk është e lejueshme por edhe sikur numrii i protestantëve në Kosovë është aq i vogël në krahasim me popullatën muslimane sa nuk do të kishte aspak nevojë dhe llogjikë të kërkohej regjistrimi i tyre si muslimanë duke i falur xhenazen të vdekurve prej tyre. Ja dhe reagimi i hoxhës në profilin e tij FB:
Prijësit fetar nuk i ka hije të gënjejë
Edhe pse nuk desha të merrem me të, por gënjeshtra e madhe e Pastorit Artur Krasniqi e bërë në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova në lidhje me "padrejtësinë" që po ua bënim ne muslimanët të konvertuarve protestant duke i varrosur me dhunë në varrezat e muslimanëve dhe duke ua falur namazin e xhenazes hoxhallarët, nuk më la pa reaguar.
Kjo sepse nuk qëndron assesi dhe se është një gënjeshtër e madhe që mund t'i i ketë ndodhur ndonjërit nga hoxhallarët, sepse edhe po të na kërkohej një gjë e tillë neve nuk na lejohet teologjikisht falja e namazit të xhenazes së një të krishteri, apo feje tjetër.
Prandaj, i nderuari Krasniqi, gënjeshtra nuk i ka hije asnjë njeriu, e sidomos një prijësi fetar! Sidomos jo gënjeshtra kaq të cekta.
Kolegë të nderuar hoxhallarë, po ua kërkoj botërisht ta thoni nëse ndonjërit nga ju t'i ketë ndodhur një gjë e tillë, duke e ditur që personi në fjalë është i krishterë?"