Lidhje


'Çmendet' Trump sugjeron një k'iminel lufte si N'etaniahu të sulmojë infrastrukturën bërthamore të I'ranit

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, beson se Izraeli duhet të synojë infrastrukturën bërthamore të Iranit.Trump e tha këtë pasi presidenti aktual Joseph Biden tha se Izraeli duhet të të synonte objektet e naftës iraniane, raporton AFP.

 

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në nivel të lartë, pasi Izraeli peshon opsionet se si t’i përgjigjet sulmit me raketa balistike të Teheranit, të cilin Irani e kreu të martën në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban.

 

Më herët të premten, Biden tha se nëse do ishte në vend të Izraelit, ai do të “mendonte për alternativa ndaj objekteve të naftës”, duke shtuar se Izraeli nuk ka vendosur ende se si të kryejë një kundërsulm dhe se “ende po diskutohet”.

 

Trump më vonë kritikoi Biden në Karolinën e Veriut dhe shkoi një hap më tej duke sugjeruar se Izraeli duhet të “shënjestrojë së pari infrastrukturën bërthamore” dhe “të shqetësohet për pjesën tjetër më vonë”, sipas agjencisë France Presse./ beratitv

XS
SM
MD
LG