Lidhje


Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Vildana Goga është një onkologe e cila ka kaluar një rrugë të vështirë për të realizuar ëndrrën e saj, nga fillimet e studimeve në Mal të Zi deri te krijimi i jetës familjare dhe profesionale në Kosovë. E ardhur për të studiuar dhe më pas për t’u martuar në Kosovë, ajo është bërë një dorë ndihmëse dhe mbështetëse për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

 

Në rrëfimin e saj për Tv Dukagjinin, ajo tregon për sfidat e shumta që ka hasur, duke përfshirë vështirësitë klimatike, ndryshimin e ambientit dhe barrierat e identitetit fetar që ka përjetuar gjatë studimeve dhe jetës në Kosovë.

 

Megjithatë, me vullnet dhe përkushtim, ajo i ka tejkaluar të gjitha këto sfida dhe sot ndihet e përmbushur duke ofruar ndihmë për pacientet e saj.

 

Vildana thekson se ndonëse fillimet e saj në onkologji ishin të papritura, ajo e ka gjetur veten në këtë profesion dhe ndihet e kënaqur për ndihmën që u jep grave që përballen me kancerin.

 

Ajo flet me emocion për lidhjen e fortë që krijon me pacientet, të cilat e motivojnë për të vazhduar përpara në këtë betejë të përbashkët kundër sëmundjes.

 

Në tri vitet e fundit, sipas saj, ka pasur një rritje të rasteve të reja të kancerit të gjirit në Kosovë.

 

Ajo thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolle rutinore, edhe kur nuk kanë simptoma, sepse trajtimi është më i lehtë dhe mbijetesa më e lartë në raste të zbulimit të hershëm. /telegrafi

XS
SM
MD
LG