Ardi Veliu do të meaxhojë prodhimin dhe tregëtinë shtetërore të armëve
Friday, 18 October 2024 12:35
Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, ka marrë një detyrë të re si administrator i kompanisë shtetërore “KAYO,” e cila është e specializuar në prodhimin dhe tregtinë e armëve dhe municioneve. Kjo shoqëri do të fillojë me një kapital fillestar prej 3 milionë eurosh dhe do të angazhohet gjithashtu në procesin e demilitarizimit të armëve. Pas dorëheqjes së tij nga posti në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në tetor 2023, Veliu do të udhëheqë një sektor të rëndësishëm për sigurinë dhe industrinë e armëve në Shqipëri.
Në vend që të përballet me hetime, ndoshta edhe me ndëshkime për ngjarjen tragjike në Elbasan, e cila ndodhi para zgjedhjeve të 2021, Ardi Veliu merr përsëri një rol të rëndësishëm.
Është e rëndësishme të theksohet se Veliu ka dhënë informacione të gabuara në lidhje me provat e gjetura në vendin e krimit, ku Pjerin Xhuvani humbi jetën nga armë zjarri./tvanews