Lidhje


Meloni nuk dorëzohet, pas kthimit të 12 emigrantëve në Itali, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri

Pas 72 orëve qëndrim në Shqipëri, sot 12 emigranët u larguan nga Gjadra drejt Italisë. Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit. Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet.

 

“Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica. Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane.Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

 

Meloni do të thërrasë ditën e hënë qeverinë për të diskutuar mbi vendimarrjen.

 

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Matteo Matteo Piantedosi, tha se “vendimi do të apelohet deri në Gjykatën e Kasacionit. Ne do të vazhdojmë me atë që Italia po arrin në Shqipëri dhe më tej do të bëhet ligj europian”./albeu


 
XS
SM
MD
LG