Lidhje


Zgjatet shtetrrethimi në koloninë franceze të Kaledonisë së Re deri më 4 nëntor

Franca ka zgjatur shtetrrethimin në koloninë e saj në Kaledoninë e Re deri më 4 nëntor, transmeton Anadolu. Komisari i Lartë i Republikës në Kaledoninë e Re njoftoi se shtetrrethimi do të zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit me kohën lokale. Kufizimet për armët e zjarrit dhe transportin e karburantit në kontejnerë portativ gjithashtu janë zgjatur deri më 4 nëntor nga autoritetet franceze në Kaledoninë e Re.  Tubimet publike në kryeqytetin Noumea dhe qytetet përreth vazhdojnë të jenë të ndaluara deri më 4 nëntor, duke përjashtuar ngjarjet sportive.

 

Ndalimi i shitjes dhe dërgesës së armëve, si dhe alkooli po ashtu do të vazhdojnë të jenë të ndaluara.

 

Territori francez jashtë shtetit ka përjetuar trazira masive që nga 13 maji për shkak të një reforme zgjedhore që lejon banorët francez afatgjatë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

 

Gjithsej 13 persona kanë humbur jetën për shkak të trazirave të dhunshme, duke nxitur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 16 maj dhe vendosjen e ushtrisë franceze.

 

Projektligji i diskutueshëm për rishqyrtimin e rregullave zgjedhore do të lejonte shtetasit francez që kanë jetuar në ishull për të paktën 10 vjet të votojnë në zgjedhjet lokale.

 

Megjithatë, banorët vendas, veçanërisht popullsia indigjene e kanakëve, shprehën frikë se ndryshimet do të pakësonin fuqinë e tyre të votimit./AA

XS
SM
MD
LG